Gjermania hap kishat, shërbimet tani e tutje do të jenë më ndryshe

09:23 | 3 Maj 2020

Kishat në Gjermani kanë filluar të hapin dyert e tyre për besimtarët, por shërbimet do të jenë më ndryshe.

Pas disa javësh negociatash me zyrtarët, udhëheqësit fetar kanë ardhur në përfundim me disa rregulla të rrepta për të parandaluar përhapjen e kosonavirusit.

Kishat do të kenë një numër të caktuar të njerëzve që do të vizitojnë kishën dhe do të mbajnë distancën së paku 2 metra larg njëri tjetrit.

Këngët, për të cilat zyrtarët thonë se shpërndajnë virusin, janë të suspenduara kurse priftërinjtë janë të detyruar të mbajnë maskë kur flasin me njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara