Një azilkërkuese 22 vjeçare nga Nigeria ka vdekur nga plagët e marra nga therja me thikë në kokë, qafë dhe kraharor.
Viktima e identifikuar si Soopika P. ishte sulmuar të shtunën në mëngjes, kurse sulmi ishte lajmëruar nga fqinjët të cilët e kishin dëgjuar teksa thërriste për ndihmë, transmeton arbresh.info.
Autoritetet kanë arrestuar një nigerian 27 vjeçar i cili ishte zënë në stacionin e trenave në Basel ku kishte treguar dokumentet e tija prej azilkërkuesi nga Gjermania, i cili më vonë është identifikuar si sulmuesi i viktimës.
Detajet e krimit janë ende duke u hetuar, por sipas zyrës së prokurorit publik në Münster viktima kishte qenë e përfshirë në mënyrë aktive për ndihmimin e refugjatëve dhe e njihte sulmuesin./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...