Forcat speciale gjermane kanë filluar bastisjen në një qytet verior, në kërkim të një personi, faqja e të cilin në Facebook la të kuptohet se ai kishte komplotuar një sulm.
Megjithatë, policia gjermane ka theksuar se kanë të bëjnë më një profil të rrejshëm, transmeton portali arbresh.info.
Sipas policisë është bastistur banesa e një 41-vjeçari nga Gifhorn.
Operacioni është bazuar nga informacionet e gjetura në një faqe të Facebook-ut, me referenca të qarta për të ashtuquajturit Shteti Islamik.
“Në profil shfaqej një burrë i armatosur me armë dhe vlerësimi i parë ka dërguar drejt operacionit që mbajtësi i profilit mund të planifikontë sulm”, thuhet në raport.
Megjithatë, personi i ndaluar nuk ka pranuar të flasë për planet e tij të dyshuara terroriste.
Sipas televizionit gjerman NDR, profile i dyshuarit besohet të jetë krijuar nga një person tjetër, identiteti i të cili ende nuk është bërë i ditur.
Autoritetet gjermane vazhdojnë të jenë në gatishmëri të lartë pas një numri të madh të sulmeve terroriste në disa qytete të Evropës, duke përfshirë edhe sulmin terrorist në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...