Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i islamikëve radikalë, një pjesë e të cilëve përbëjnë rrezik për sulme terroriste.
Kështu ka deklaruar drejtori i shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen në kongresin e policisë europiane të mbajtur në Berlin.
“Për momentin numërojmë rreth 1.600 persona potencialisht të përfshirë në skenën e terrorizmit islamik”, ka thënë Maassen.
Në fund të vitit 2016, në Gjermani numëroheshin 1.200. Prej tyre, Agjencia Federale e Antikrimit numëron rreth 570 persona që konsiderohen si të rrezikshëm.
Në mbyllje të vitit të kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel e shpalli luftën kundër terrorizmit islamik një prioritet parësor.
Në vigjilje të Krishtlindjes, një atentat terrorist u verifikua në Berlin, ku një shtetas tunizian vërshoi me një kamion ndaj një tregu festiv, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...