Gjenerali i lartë që mbikëqyr armët bërthamore dhe aftësitë bërthamore të SHBA-së, ka deklaruar të martën se ai është “i kënaqur” me qëndrimin mbrojtës të SHBA-së deri me tani.
Ai e ka bërë këtë koment në mes të pushtimit rus në Ukrainë dhe njoftimit të Presidentit Putin, se ai ka vënë forcat parandaluese të vendit të tij në gatishmëri të lartë, transmeton portal arbresh.info
Komandanti Strategjik i SHBA, Admirali Charles Richard i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore të komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
Richard mori pjesë në seancë praktikisht nga selia e Komandës Strategjike të SHBA në Omaha, Nebraska. Ai u tha ligjvënësve se qëndroi në Nebraska për t’u siguruar që ai mund të “vlerësojë dhe të jetë i kënaqur për sa i përket qëndrimit tonë mbrojtës”./cnn/arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City