Policia në Maryland njoftoi se e ka gjetur trupin e pajetë të Maeve Kenney McKean-it, e cila ishte zhdukur bashkë me të birin të enjten e kaluar. McKean është mbesa e Robert F. Kennedy-t.
Pas kërkimeve që zgjatën disa ditë, ku u përdorën helikopterët dhe teknologjia për kërkim solar nënujor, autoritetet e gjetën personin e zhdukur, më 6 prill rreth orës 5 e 31 minuta të pasdites”, njoftoi policia përmes një deklarate.
Aty gjithashtu thuhet se ekipi i zhytësve dhe shpëtimtarëve e gjetën trupin e saj në një thellësi prej shtatë metrave e gjysmë në ujë, rreth katër kilometra larg shtëpisë së nënës së saj.
Zyrtarët amerikanë thanë se të martën do t’i vazhdojnë kërkimet për gjetjen e djalit të saj, Gideon-it, shkruan “CBS News”.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje