Gjashtë elefantë kanë gjetur vdekjen pasi po përpiqeshin të ndihmonin njëri-tjetrin nga përmbytja në ujvarën famëkeqe në Tajlandë.
Zyrtarët thanë që incidenti ndodhi pasi një elefant i vogël u rrëzua mbi ujëvaren në Parkun Kombëtar Khao Yai të Tajlandës qendrore, transmeton portali arbresh.info
Dy elefantë të tjerë u gjetën gjithashtu duke luftuar në një skaj shkëmbor afër dhe janë transferuar nga autoritetet.
Ujëvara, e njohur si Haeë Narok (Rënia e Ferrit), ka një histori të incidenteve të ngjashme.
Në vitin 1992 një tufë prej tetë elefantësh ranë në ujvarë dhe vdiqën, duke kthyer kështu edhe vëmendjen kombëtare.
Rreth 7 mijë elefantë aziatikë jetojnë në Tajlandë, ku më shumë se gjysma prej tyre mbahen në robëri./arbresh.info/

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...