
AppleMark
Gazetarët ndërkombëtarë janë nisur në një udhëtim maratonik drejt zonës së testimeve bërthamore në Korenë Veriore, pasi Phenjani ka ftuar të njëjtit për qenë dëshmitarë të mbylljes së objektit.
Udhëtimi do të përfshijë 11 orë udhëtim me tren, katër orë me autobus dhe ngjitje për një orë, transmeton Reuters.
Koreja Veriore ka anuluar bisedimet me Korenë Jugore dhe ka kërcënuar me tërheqje nga samiti i planifikuar në mes të liderit verikorean, Kim Jong-un dhe presidentit amerikan, Donald Trump, mirëpo ftesa e mediave është parë si shenjë se verikoreanët kanë ende disponim për denuklearizim.
Koreja Veriore ka ftuar mediat ndërkombëtare për të vëzhguar mbylljen e zonës Punggye-ri, mirëpo jo edhe ekspertët siç ishte premtuar, duke rritur dyshimet se sa mund të verifikohet një plan i tillë apo nëse është i sigurt.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje