Një alpinist është gjetur duke u fshehur në një shpellë në Mont Everest pasi provoi të shmanget nga pagesa prej 10 mijë eurosh për të ngjitur majën më të lartë.
Zyrtarët nepalezë zbuluan jug-afrikanin Ryan Sean Davy në vendin e tij të fshehtë pasi ai ishte ngjitur më shumë se 6000 metra, transmeton portali arbresh.info.

Ai është urdhëruar të largohet nga mali, iu është konfiskuar pasaporta dhe do të gjobitet me 20 mijë euro, ka thënë një zyrtar.
Të huajt janë të detyruar t’i paguajnë qeverisë së Nepalit 10 mijë euro për leje për t’u ngjitur në majën 8848 metra të lartë.
Është shumë e pazakontë për një alpinist të huaj të provojë të ngjitet në Everest i vetëm, shumica e bëjnë këtë me ndihmën e së paku një guide vendëse dhe një ekip të madh mbështetës në kampin bazë.
Davyt mund t’i ndalohet hyrja në Nepal për pesë vite apo të përballet me një ndalim prej 10 vitesh për t’u ngjitur në këtë maje./Arbresh.info
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...