Fruthi është kthyer në tri shtete evropiane që më parë janë parë si të lira nga sëmundja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke bërë lëvizje mbrapa, ne jemi në rrugën e gabuar,” tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.
Vendet deklarohen pa fruth kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.
Zonja O’Brien tha që të katër vendet evropiane që kanë humbur statusin e tyre të zhdukjes kanë një mbulim vaksinimi “jashtëzakonisht të lartë”.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se gënjeshtrat në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...