Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar që nëse gjenden prova që janë përdorur armë kimike në Siri, Franca do të sulmojë, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar që agjencitë franceze të inteligjencës nuk kanë këso lloj provash për t’i mbështetur aludimet.
“Sa u përket armëve kimike unë e vë kufirin e kuq! Forcat tona dhe agjencitë e inteligjencës nuk kanë arritur ta përcaktojnë qartë nëse janë përdorur armë kimike kundër civilëve” ka thënë Macron.
Sipas tij Franca do t’i sulmojë drejtpërdrejt bazat e sulmeve kimike.
Ai ka përmendur edhe bisedën telefonike me presidentin Putin të cilit I ka kërkuar ta mbajë në kontroll regjimin në Siri dhe të mos guxojnë të përdorin armë kimike kundër civilëve./Arbresh.info/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi