Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin, kur bën kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore, duhet të kuptojë se NATO gjithashtu është një aleancë bërthamore, transmeton portal arbresh.info
I pyetur nëse kërcënimi i Putinit për “pasoja të tilla që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj” ishte i barabartë me kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore në konfliktin e Ukrainës, Le Drian tha se kuptohej si i tillë, shkruan Reuters.
“Po, unë mendoj se Vladimir Putin gjithashtu duhet të kuptojë se aleanca Atlantike është një aleancë bërthamore. Kjo është gjithçka që do të them për këtë,” tha Le Drian në televizionin francez TF1./arbresh.info/
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...