Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb.
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.
Parisi kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.
“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në reagim.
Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe që thonë se do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë.
“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...