Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar vendimin e SHBA-ve për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore iraniane.
Sipas presidentit francez, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar shprehin keqardhje për vendimin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e nënshkruar me 2015, transmeton portali arbresh.info
“Ne do të punojmë bashkërisht për një kornizë më të gjerë punues, që mbulojnë aktivitetin bërthamor, pas periudhës 2025, aktivitetin balistik, dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë në Siri, Jemen e Ira”, tha Macron disa minuta pas fjalimit të Trumpit.
Sipas presidentit francez, regjimi i përhapjes së armëve bërthamore ishte në rrezik.
Duke komentuar mbi vendimin e SHBA, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Maria Mogherini tha se Bashkimi Evropian rezervoi të drejtën për të vepruar në interesat e saj të sigurisë.
“Më lejoni të them, jam veçanërisht i shqetësuar nga njoftimet e sotme për sanksione të reja. Bashkimi Evropian është i vendosur që të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ne presim që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të bëjë pjesën e tyre dhe të vazhdojë implementimin”, tha Mogherini.
Para një ore , Trump tha se Shtetet e bashkuara do të tërhiqen nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCOA) dhe do të rivendosë sanksione ekonomike kundër Teheranit, në përgjigje për zhvillimit të programit bërthamor./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit