Ministri për çështje evropiane në qeverinë turke, Omer Çelik, ka akuzuar një nismë në Francë ku pretendohet të ndryshohen disa ‘ajete’ kuranore.
“Ky është një nga shembujt e dhunës intelektuale dhe barbarizmit. Barbarizmi po ngulitet thellë, politikisht në botën moderne’, ka thënë ai, shkruajnë mediat turke, transmeton Periskopi.
“Ata nuk kanë mundur të na tregojnë në mënyrë më të mirë se sa kjo, se janë në linjë të njëjtë më ISIS’in. Por kjo nismë, do të jetë edhe një material për t’u trajtuar në psikiatrikën politike, për të zbuluar se si po rritet barbarizmi në Evropë dhe se si ky mentalitet është pothuajse i ngjashëm me ISIS’in”, ka thënë ministri turk.
“Ata janë ndër më të rrezikshmit; ata që proklamojnë vetën se janë politikanë intelektualë”, ka thënë ai.
Më 21 prill, rreth 300 figura prominente franceze, përfshirë edhe ish presidentin Nicolas Sarkozi dh eish kryeministrin Manuel Valls, kanë nënshkruar një manifest të cilën e kanë publikuar në të përditshem Le Parisien, për të ndryshuar disa pjesë të Kuranit, të cilat ata thonë se parqesin dhunë dhe anti-semitizëm.
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...