Dy zyrtarë të lartë janë rrëmbyer nga forcat ruse në centralin bërthamor Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, sipas kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë, shkruan skynews.
Kreu i teknologjisë së informacionit të termocentralit, Oleh Kostyukov dhe Oleh Oshek, një ndihmës i drejtorit të centralit, u rrëmbyen të hënën, tha Energoatom në një deklaratë, shkruan SkyNews.
“Për momentin, nuk dihet asgjë për vendndodhjen apo gjendjen e tyre”, thuhet në deklaratë.
Të hënën, u raportua se centrali bërthamor – më i madhi në Europë ishte tronditur nga sulme të shumta ruse duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike.
Centrali i Zaporizhzhia, i cili është bërë një pikë qendrore gjatë luftës në Ukrainë, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së frontit në territorin që Vladimir Putin pretendon se është aneksuar nga Rusia. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit