Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, propozoi shtimin e 3.5 miliardë eurove të tjera në fondin e përdorur për financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Burimet, të cilët dëshironin të mbeten anonim, theksuan se diplomati spanjoll u kërkoi qeverive të BE-së të siguronin më shumë para për Fondin Evropian të Paqes (EPF).
Fondi i lartpërmendur ka ndarë tashmë rreth 4.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton skynews.
Megjithatë, ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto njoftoi të martën se do të bllokonte këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe çdo paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Ai deklaroi se kjo mund të ndryshohet vetëm me kusht që Kievi të heqë bankën hungareze OTP nga lista e saj e sponsorëve të luftës.
Hungaria nuk ka miratuar pagesën e këstit të ardhshëm prej 500 milionë eurosh të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, të ofruar në kuadër të (EPF), njoftoi të martën zyra e zëdhënësit të qeverisë hungareze./telegrafi
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...
Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut, ...