Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një reagim ndaj qeverisë spanjolle lidhur me krizën e fundit të emigrimit, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Evropës dhe të drejtat e qytetarëve të saj.
Përmes një deklarate zyrtare, Uashingtoni shprehu mbështetjen e tij për popullin e Spanjës dhe vendet e tjera evropiane, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi autoritetet në Madrid.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Spanjës dhe të gjithë evropianët kundër kësaj shkeljeje të rëndë të sovranitetit dhe të drejtave të tyre të njeriut.
Ky incident i papranueshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të qëllimshme të Qeverisë Spanjolle për të mundësuar dhe lehtësuar migrimin masiv të paligjshëm në Evropë.
Ne po shqyrtojmë veprime për të mbrojtur amerikanët brenda dhe jashtë vendit nga ky kërcënim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë aleatët e tjerë evropianë që po shqyrtojnë mundësi të ngjashme”, thuhet në reagim.//Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...