Gazeta e njohur angleze “Financial Times”i ka kushtuar një artikull situatës në Kataloni, të cilën e ka krahasuar me Slloveninë në vitin 1990.
Në një raport të publikuar sot gjatë ditës, kjo gazetë jep disa arsye edhe për raportet e mira të sllovenëve me katalonasit të cilët po kërkojnë pavarësinë nga Spanja.
“Lidhja emocionale e sllovenëve me katalonasit është e kuptueshme. Vetëm 26 vjet më parë, toka sllovene u nda nga Jugosllavia dhe fitoi pavarësinë për herë të parë në histori. Sllovenët barazojnë përvojën e tyre si komb, duke e krahasuar me Kataloninë të cilët ishin nën ndikimin e Madridit”, shkruan Financial Times, transmeton lajmi.net
Pikërisht për këtë, lideri katalanas, Carles Puigdemont ka vizituar Slloveninë në vitin 1991. Ai aso kohe i kishte vlerësuar metodat paqësore dhe demokratike që sllovenët kishin përdorur për të arritur qëllimet e tyre.
“Në Kataloni popullsia nuk është as afër e bashkuar sikur ishte Sllovenia. Në votimin e 1 tetorit 90% votuan për shkëputjen nga Spanja, por pjesëmarrja ishte vetëm 43%. Votuesit që ishin kundër pavarësisë bojkotuan pavarësinë”, vazhdon artikulli i gazetës së njohur.
Në artikull përmendet edhe dallueshmëria ndërmjet kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy dhe diktatorit, Sllobodan Millosheviq.
“Një tjetër ndryshim ka të bëjë me udhëheqjen. Mariana Rajoy kryeministri spanjoll, mund të jetë fajtor për çasjen spanjolle dhe gjendjen e krizës në Kataloni. Por ai nuk është Sllobodan Millosheviqi i fuqishëm. Spanja është një demokraci, e Jugosllavia ishte komuniste e cila po fitonte karakterista demokratike drejt përfundimit të ekzistencës”, përfundon artikulli i Financial Times.
Që nga referendumi i 1 tetorit, gjendja e Katalonisë krahasohej me Kosovën e cila kishte shpallur pavarësinë në vitin 2008.
Por ishte zyra e Bashkimit Evropian e cila hodhi poshtë këta zëra, duke e cilësuar Kosovën si një rast “sui generis”.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...