Kompania farmaceutike Pfizer Inc njoftoi të mërkurën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë miratimin për përdorim në raste urgjente të ilaçit të saj antiviral kundër Covid 19.
Ky është trajtimi i parë që mund të merret në shtëpi e që pritet të bëhet një mjet i rëndësishëm në luftën kundër përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron.
Provat klinike të Pfizer-it treguan se ilaçi i quajtur Paxlovid ishte 90% efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek pacientët me rrezik të lartë për t’u prekur rëndë nga sëmundja. Të dhënat e fundit laboratorike sugjerojnë se ilaçi e ruan efektivitetin e tij edhe ndaj variantit Omicron.
Agjencia tha se autorizoi ilaçin, për trajtimin e rasteve të lehta dhe mesatare të sëmundjes për personat nga 12 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të preken nga format e rënda të sëmundjes.
Ilaçi merret vetëm me recetë dhe trajtimi me të duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnostikimit me COVID-19 ose brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave, tha agjencia.
Një tjetër ilaç që merret nga goja i kompanisë Merck & Co, që është ende nën shqyrtim nga FDA-ja, ka treguar efikasitet më të ulët krahasuar me ilaçin e kompanisë Pfizer. Sipas të dhënave, ilaçi i Merck-ut, Molnupiravir, reduktonte shtrimet në spital dhe vdekjet tek pacientët me rrezik të lartë, me rreth 30%./ VOA
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...