Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci tha të dielën se ndërsa njerëzit janë ri-infektuar me variantin e coronavirusit të identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, duket sikur vaksina është më e mirë në parandalimin e ri-infektimit sesa një infeksioni të mëparshëm natyral.
Varianti i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut është më problematik se varianti i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, tha mjeku, “në kuptimin që ne dimë më pak për të, përkundër nëse transmeton më lehtë apo jo”, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, dihet që shmang mbrojtjen nga disa antitrupa monoklonalë dhe e zvogëlon disi atë efektivitet të vaksinës, tha Fauci.
Ai tha se duhet t’i kushtohet vëmendje faktit që në Afrikën e Jugut kishte njerëz që ishin infektuar me virusin origjinal, u rikuperuan dhe më pas u infektuan përsëri me variantin. /arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s