
WASHINGTON, DC - MARCH 20: U.S. President Donald Trump listens to Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, during a Corona Task Force briefing on the latest development of the coronavirus outbreak in the U.S. in the James Brady Press Briefing Room at the White House March 20, 2020 in Washington, DC. With deaths caused by the coronavirus rising and foreseeable economic turmoil, the Senate is working on legislation for a $1 trillion aid package to deal with the COVID-19 pandemic. President Trump announced that tax day will be delayed from April 15 to July 15. (Photo by Alex Wong/Getty Images)
Anthony Fauci, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, do të hyjë në karantinë, pasi mendon se është ekspozuar ndaj një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë i cili rezultoi me koronavirus, raportoi CNN.
Fauci, 79 vjeç, deklaroi se kontakti ishte me rrezik të ulët, gjë që nënkupton se nuk kishte patur kontakte të drejtpërdrejta me personin në fjalë.
“Një test i kryer të premten, zbuloi se Fauci nuk ishte i infektuar me COVID-19”, raportoi CNN.
Ai planifikon të kryejë teste çdo ditë dhe do të punojë nga shtëpia duke përdorur maskë. Gjtihashtu CNN njoftoi se Fauci mund të shkojë në zyrën e tij në Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ku është personi i vetëm që punon atje.
Nuk është e qartë se cili punonjës i Shtëpisë së Bardhë mund të ketë ekspozuar Faucin ndaj virusit.
Megjithatë, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentit, Mike Pence, Katie Miller, e cila të premten rezultoi pozitiv, shpeshherë merr pjesë në takimet e kryera në Shtëpinë e Bardhë lidhur me koronavirusin, në të cilat merr pjesë edhe Fauci.
Katie Miller është bashkëshortja e Stephen Miller, një ndihmës i lartë i Trump./atsh/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit