Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor në Shtëpinë e Bardhë, Dr.Anthony Fauci ka theksuar se Amerika mund të mos ketë nevojë për vaksinën AstraZeneca.
Ai tha për Reuters se Amerika ka kontrata të mjaftueshme me prodhuesit e tjerë të vaksinave për të inokuluar të gjithë popullsinë e saj edhe pa aprovuar vaksinën AstraZeneca e cila po përdoret në dhjetëra të vendeve të tjera, transmeton portal arbresh.info
Deri me tani SHBA ka autorizuar tre vaksina kundër Covid-19. Pfizer dhe Moderna me vaksinat e tyre me dy goditje dhe vaksina e kompanisë Johnson & Johnson me një goditje.
Fauci tha se furnizimi që vjen nga këta tre prodhues të ilaçeve jo vetëm që do të jetë i mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë amerikanët, por gjithashtu mund të jetë i mjaftueshëm edhe për dozat e dyta që pritet të përfundojnë në vjeshtë.
Vaksina AstraZeneca është miratuar për përdorim nga dhjetra vende, duke përjashtuar SHBA-të.
Megjithatë, në raport me vaksinën janë rritur shqetësimet muajve të fundit, pasi janë raportuar disa raste me mpiksje të gjakut.
Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet, por po monitorojnë situatën.
Disa nga vendet europiane, përfshirë edhe Gjermaninë e kanë ndaluar vaksinën AstraZeneca për të moshuarit./arbresh.info/
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...