Një ngjarje tragjike ka tronditur Austrinë të martën, ku një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit ka marrë jetën e të paktën 10 personave, përfshirë edhe autorin e sulmit.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, Lea Ilir Bajrami, humbja e së cilës është bërë e ditur nga familjarët e saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise. Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, thuhet në njoftimin e familjes.
Autori i sulmit, një 21-vjeçar nga zona e Grazit, raportohet se ishte një ish-nxënës i shkollës ku ndodhi ngjarja dhe që më pas kreu vetëvrasje. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha se “çdo gjë tjetër është ende spekulim”, duke shtuar se motivet e tij janë ende nën hetim.
Sipas autoriteteve austriake, përveç viktimave të vrarë, 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...