Familja mbretërore belge ka vendosur që të presë refugjatë nga Ukrainë të cilët janë të detyruar që të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus.
Tre prona mbretërore janë duke u rinovuar në mënyrë që refugjatët të mund të qëndrojnë në to, tha sot pallati, transmeton portal arbresh.info
Ato janë të vendosura në Bruksel dhe në rajonet e Flanders dhe Ëallonia. Mbreti Philip u takua me refugjatët dy herë këtë javë. Akomodimi do të jetë i disponueshëm në fillim të prillit.
Presidenti i Trustit Mbretëror, Jan Smets, tha se ukrainasit do të mund të qëndrojnë në prona për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Organizata e përmendur është themeluar në vitin 1900 dhe merret me menaxhimin e pasurisë së familjes mbretërore belge.
Parashikohet se më shumë se 200 mijë ukrainas do të kërkojnë strehim në Belgjikë.
Të dhënat aktuale tregojnë se deri më tani 10 mijë persona nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë kërkuar ndihmë në këtë vend.
Sipas politikave të reja të imigracionit, shkruan Ëashington Post, refugjatët nga Ukraina kanë të drejtë të jetojnë, të punojnë dhe të studiojnë për të paktën 1 vit në vendet e Bashkimit Europian./arbresh.info/
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...