Pamje nga spitali, ku po trajtohet burri që me guxim të jashtëzakonshëm arriti të çarmatosë një nga personat e armatosur gjatë sulmit, Ahmed al Ahmed, tashmë janë publikuar.
Chris Minns, kryeministër Neë South Wales në Australi, ka shkruar se “Ahmed është një hero i vërtetë”, raporton BBC.
“Mbrëmë, guximi i tij i jashtëzakonshëm, duke vënë jetën e tij në rrezik, pa dyshim shpëtoi shumë jetë kur ai çarmatosi një terrorist.”
Ai theksoi se ishte një nder i veçantë ta takonte personalisht Ahmedin dhe t’i përcillte atij falënderimet e qytetarëve.
“S’ka asnjë dyshim se, po të mos ishte për guximin e tij vetëmohues, do të ishin humbur shumë më tepër jetë”.
Familja e tij, në një deklaratë për BBC News Arabic, tha se ai veproi i shtyrë nga “ndërgjegjja e pastër dhe humanizmi”.
Babai i tij, Mohamed Fateh al Ahmed, thotë se i biri nuk hezitoi aspak kur pa njerëzit duke u sulmuar.
“Ahmed u udhëhoq nga ndjenjat, ndërgjegjja dhe humanizmi i tij kur vrapoi përpara, ndaloi sulmuesin dhe i rrëmbeu armën,” tha ai.
Sipas tij, Ahmed ndodhej aty rastësisht, pasi kishte dalë për kafe me një mik, kur u përball me skenën e sulmit.
Ata bënë të ditur se gjendja shëndetësore e Ahmed al Ahmed është stabile, ndërsa ai po pret trajtim të mëtejshëm mjekësor për plagët nga armë zjarri në shpatull dhe në dorë. /Klankosova.tv
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...