Më shumë se 100 ekspertë të shëndetit të fëmijëve janë duke kërkuar nga Facebook që të hiqet lejimi i përdorimit të aplikacionit nga fëmijët nën moshën 13 vjeçare.
Në një letër të hapur drejtuar shefit të Facebook-ut Mark Zuckerberg, ata e quajnë Messenger Kids një tentativë e papërgjegjshme për të inkurajuar fëmijët e rinj të përdorin këtë platformë, transmeton portali arbresh.info
Fëmijët e vegjël nuk janë të gatshëm të kenë llogari të mediave sociale, thonë ata.
Facebook thotë se aplikacioni është dizajnuar me ekspertë të sigurisë online në përgjigje të thirrjeve prindërore për më shumë kontroll mbi mënyrën se si fëmijët e tyre përdorën mediat sociale.
Është një version i thjeshtuar dhe i mbyllur i aplikacionit Facebook të Messenger, që kërkon miratimin e prindërve para përdorimit, dhe të dhënat e krijuara prej saj nuk përdoren për reklamim./Arbresh.info/
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...