Qeveria gjermane po çon përpara marrëveshjen e kontestuar për t’i lejuar një kompanie shtetërore kineze marrjen e portit të Hamburgut.
Pas një përplasjeje të brendshme, gjigantit kinez “Cosco” po i ofrohet një kuotë e reduktuar e aksioneve, 24.9% nga 35% që ishte oferta fillestare.
Bëhet fjalë për një nga investimet më të fundit që Kina synon të bëjë në nyjet e tregtisë detare në Evropë, disa prej të cilave ndodhen tërësisht nën kontrollin e saj.
Kancelari Olaf Scholz, që mbështet blerjen, do të udhëtojë drejt Kinës muajin e ardhshëm bashkë me një delegacion biznesmenësh gjermanë.
Por partnerët e koalicionit qeverisës kanë paralajmëruar për rrezikun e rritjes së influencës kineze në infrastrukturën gjermane.
“Ne e kemi mësuar se vartësia nga vendet që mund të vendosin në plan të parë interesat e tyre dhe që më pas përmes kësaj vartësie të na shantazhojnë nuk është më një fenomen abstrakt. Shihni rastin e gazit rus. Është një realitet. Nuk duhet të përsërisim të njëjtat gabime”, thotë Robert Habeck, ministër i Ekonomisë në Gjermani.
Depërtimi në rritje i Kinës në portet evropiane ka shkaktuar debate brenda Bashkimit Evropian.
Liderët e vendeve anëtare po përpiqen të vendosin një balancë mes tërheqjes së bizneseve kineze dhe kufizimit të impaktit të tyre në jetën tregtare të bllokut./euronews.al/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...