Shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian arriti në 7,5 % në muajin nëntor, sipas zyrës së statistikave të Bllokut, Eurostat.
“I krahasuar me muajin tetor, numri i të papunëve në BE ra në 7,6 %, përkatësisht me rreth 222 mijë persona”, tha Eurostat. Shkalla e papunësisë u rrit, gjithashtu, edhe në eurozonë në nëntor me 0,9 pikë, respektivisht në 8,3 %, e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.
Sipas Eurostat, afërsisht 16 milionë burra dhe gra në BE, përfshirë 13,6 milionë në eurozonë, ishin të papunë në nëntor të vitit 2020. Eurozona ose EA19 përfaqëson 19 vendet anëtare të BE-së që përdorin euron si monedhë të vetme, ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të Bllokut./lexo/
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...