Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e vendit.
Erdogan ka biseduar me Osmanin në telefon ku kanë diskutuar lidhur me çështjet rajonale dhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Erdogan thotë të ketë theksuar konstruktivitetin e deputetëve të komunitetit turk në procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja të Kosovës.
“Shpreha bindjen se miqësia historike dhe vëllazërore në mes të dy vendeve do të vazhdojë forcohet”, thotë Erdogan.
Ish-kryeministri turk theksoi në bisedë me të parën e shtetit të Kosovës se bashkëpunimi në shumë fusha në mes të Turqisë dhe Kosovës do t’i kontribuonte stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit.
Vjosa Osmani u zgjodh më 4 prill presidente. Ajo mori besimin e 71 deputetëve në legjislaturën e tetë të Kuvendit në Kosovë.
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...
LDK-ja s’merr pjesë as në seancën e sotme për presidentin
“Mjerim, udhëheqësit inatqorë s’mendojnë gjë pos partisë”, m...
Indri dhe Vanesa në momente romantike, shkëmbejnë përqafime
Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëso...