Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan ka deklaruar se nuk do të lejojë që ajo e cila ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet e ’90-ta të përsëritet.
Sipas tij, ata nuk do të hezitojnë që të mbajnë qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme.
Erdogan theksoi se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe siç tha ai, problemet në Ballkan po shkaktojnë shqetësim edhe në Turqi.
Duke folur për situatën në Bosnjë, Erdogan vlerësoi se mes BeH dhe Turqisë ka marrëdhënie të forta që janë ruajtur me shekuj dhe theksoi se Bosnja ka një vend të veçantë në zemrën e popullit turk. Ai shtoi se turqit besojnë se janë të detyruar të jenë me Bosnjën, pavarësisht nga rrethanat, raporton gazeta turke Hurriyet.
“Tani e tutje, ne do të jemi më të fortë dhe më ndryshe me vëllezërit boshnjakë. Ne kemi bërë dhe po bëjmë çdo përpjekje për të vendosur paqen e qëndrueshme pas luftës. Si boshnjakët, serbët dhe kroatët kanë përfituar nga investimet e kompanive turke”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia aktualisht po investon më shumë se 250 milionë dollarë në Bosnjë.
Madje ai shtoi se Turqia do të bëjë gjithçka për të bërë Bosnjën pjesë të botës paqësore dhe stabile.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit