Ankaraja dhe Teherani mund të ndërmarrin shumë hapa të përbashkëta për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të siguruar paqen në rajon, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ka shumë hapa që Turqia dhe Irani mund të ndërmarrin së bashku për t’i dhënë fund përleshjeve në rajonin tonë dhe për të siguruar një mjedis paqësor”, tha presidenti Erdoğan në një konferencë për media në Ankara me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani.
Erdoğan tha se Turqia nuk ka lejuar asnjë subjekt që kërkon të dëmtojë sigurinë e vendit dhe të rajonit, duke shtuar se nuk do të lejohen as në të ardhmen.
Ankaraja dhe Teherani kanë vullnet të fuqishëm për të rritur bashkëpunimin në këtë drejtim, theksoi ai.
Erdoğan gjithashtu tha se Turqia nuk i miraton sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit pasi kjo çon në destabilizim të rajonit.
“Ne do të vazhdojmë të solidarizohemi me Iranin vëllazëror në një kohë kur presionet mbi Iranin rriten, gjë që e cilësojmë të padrejtë”, shtoi Erdogan.
Në gusht, SHBA ri-imponoi raundin e parë të sanksioneve që synojnë kryesisht sektorin bankar të Iranit.
Faza e dytë e sanksioneve, që synojnë sektorin e energjisë së Iranit, hyri në fuqi më 5 nëntor, megjithëse Washingtoni dha një afat prej 180 ditësh për tetë blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane, duke përfshirë Turqinë.
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri