Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të “pastrojë” të gjithë kufirin e saj me Sirinë.
Ai këto komente i ka bërë pas fillimit të ofensives turke mbi grupin YPG kurd të Sirisë në rajonin Afrin, që pritet të zgjerohet edhe më tej, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
“Hap pas hapi, ne do të pastrojmë të gjithë kufirin tonë”, tha Erdogan në një fjalim, pasi u dha lajmi se ushtria kishte kapur Jebel Bursaya, një kodër të cilën mediat turke e kishin përshkruar si pozitë kritike.
Erdogan tha javën e kaluar se Turqia mund të kryejë operacione në lindje të Sirisë, deri në Irak për të pastruar kurifin e saj nga milicitë kurde.
Më shumë se një javë në ofensivën e tyre, Turqia dhe aleatët e grupeve rebele siriane kanë bërë përparim modest vetëm duke luftuar në terren kodrinor./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...