Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar akuza dhe kritika të ashpra ndaj vendeve të Perëndimit, në lidhje me situatën e krijuar në Gaza, pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite.
Në samitin urgjent të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, lideri turk u shpreh se është e turpshme se të gjitha këto vende që flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë.
“Kemi përballë një barbarizëm të paprecedentë në histori, ku spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve po bombardohen dhe civilët po masakrohen Ne besojmë se duhet të krijohet një fond në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për rindërtimin e Gazës. Ata që heshtin përballë zullumit janë po aq partnerë në gjakderdhje sa edhe zullumqarët”, tha gjatë fjalimit të tij Erdogan.
Prej ditësh, ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmet e saj kundër spitaleve në Rripin e Gazës, duke ndërmarrë sulme të dhunshme që çuan në vdekje dhe plagosje të mijëra palestinezëve./a2cnn
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin