Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim në Ankara Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi në Kompleksin Presidencial zgjati gjysmë ore.
Grandi pritet të vizitojë provincat juglindore të Turqisë, Şanlıurfa dhe Gaziantep, gjatë vizitës së tij të punës deri më 11 shtator.
Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Ajo tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend në botë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës