Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoan, do të vizitojë Ukrainën të enjten me ftesë të homologut të tij Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdogan dhe Zelensky do të shqyrtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë në nivelin e partneritetit strategjik, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.
Në takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin Kiev, të dy liderët së bashku me delegacionet e tyre shoqëruese do të diskutojnë mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe do të shkëmbejnë mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për lidhjet dypalëshe.
Të dyja palët pritet gjithashtu të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme dhe memorandume mirëkuptimi.
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...
SPK: Suspendimet e ngutshme dëmtojnë rëndë institucionin
‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tre...
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google