Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Athinë dhe jo në Selanik, siç ishte planifikuar fillimisht, gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ndryshimi i vendndodhjes së takimit, i cili do të mbahet në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi, është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas informacioneve, vendi i takimit është ndryshuar për arsye organizative dhe sigurie, pas konsultimeve mes dy palëve.
Erdogan pritet të shoqërohet nga një delegacion i madh ministrash dhe zyrtarësh të tjerë.
Kryeministri Mitsotakis është shprehur se pavarsisht dallimeve me presidentin turk do ta mirëpresë atë në Greqi.
“Qëndrimi i mëparshëm ndaj Greqisë ishte jashtëzakonisht kundërproduktiv.Unë tashmë e kam takuar Rexhep Tajip Erdoganin dy herë në muajt e fundit, dhe nuk jam plotësisht dakord me deklalarat e tij për Hamasin, por që nuk është arsye për të mos e pritur atë në Greqi.”
Gjatë vizitës në Gjermani, Mitsotakis shtoi se gjatë takimit me Erdoganin do të diskutohet edhe për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhëniet BE-Turqi dhe bashkëpunimin për parandalimin e emigracionit të parregullt.
Takimi i fundit mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan u zhvillua në Nju Jork Shtatorin e kaluar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Hera e fundit që presidenti turk shkoi në Athinë ishte në vitin 2017./Klan News
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...