Sulmet e Izraelit në Gaza përbëjnë një masakër, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në një bisedë telefonike me Papa Françeskun, Erdogan tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar ishte “e turpshme”.
“Të gjitha vendet duhet të ngrenë zërin kundër krizës humanitare në rajon”, tha Erdogan.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti akuzoi “ata që ofrojnë mbështetje të pakufizuar për Izraelin” për kryerjen e vrasjes së civilëve në Gaza. Ai dënoi vrasjet e civilëve të shkaktuara nga Hamasi më 7 tetor, por tha se grupi “nuk ishte një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar”.
Deklarata u hodh poshtë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat.
“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota”, tha ai.
Erdogan ka anuluar një vizitë të planifikuar në Izrael, duke treguar pezullimin e përpjekjeve të normalizimit midis dy kombeve. Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste./abcnews
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...