Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ditën e hënë, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp në Samitin e Liderëve të G20-s në Johanesburg.
“Nesër do të kem një bisedë telefonike me Putinin”, tha Erdoğan, duke theksuar: “Do të bëjmë çfarë të mundemi për të hapur rrugën drejt paqes. Duhet theksuar se nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Kievit dhe Moskës që nga takimi në Stamboll në korrik.”
Përpjekjet për ringjalljen e bisedimeve të paqes duket se po fitojnë terren, edhe pse Moska ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimit të kushteve të saj për përfundimin e luftës.
Presidenti turk ishte takuar të mërkurën e kaluar (19 nëntor) edhe me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, ku diskutuan mundësinë e ringjalljes së bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit.
“Ne besojmë se do të ishte e dobishme të riaktivizohet procesi i Stambollit me një qasje më gjithëpërfshirëse që adreson problemet reale”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se Ankaraja është e gatshme të diskutojë me Rusinë propozime që mund të çojnë në një paqe të qëndrueshme dhe se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në këtë proces.” / abcnews.al /
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij