Erdoğan i tha Trumpit se “kriza humanitare në Gaza ka arritur në një nivel të rëndë”, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar mbështetje në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar çështjet rajonale dhe globale, si dhe lidhjet dypalëshe midis Türkiyes dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.
Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike e ftoi presidentin Trump të vizitojë Türkiyen.
Erdoğan i tha Trumpit se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të avancuar bashkëpunimin me Washingtonin, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Presidenti turk gjithashtu i tha presidentit amerikan se “kriza humanitare në Gaza ka arritur në një nivel të rëndë”, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar mbështetje në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme.
Duke shprehur mbështetje për qasjen e Trumpit për t’i dhënë fund luftërave, Erdoğan tha se Türkiye vlerëson përpjekjet e bëra në një proces negociatash me Iranin dhe drejt zgjidhjes së luftës Rusi-Ukrainë.
Më tej, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe për të siguruar stabilitetin e saj, si dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë për të kontribuar në këtë proces.
Presidenti turk theksoi se një Siri e qëndrueshme do të mbështeste paqen rajonale dhe globale./aa
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...