Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka karakterizuar Armeninë si kërcënimin më të madh për paqen në rajon.
Komenti i tij ka ardhur si pasojë e konfliktit armen dhe atij në Azerbejxhan në rajonin e Nago-Karabakut, transmeton portal arbresh.info
“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk mund të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e tij të dyfishta,” shkroi Erdogan në Tëitter, duke shtuar se Turqia do të “vazhdonte gjithnjë e më shumë” solidaritetin e saj me Baku.
Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit Armen të marrë kontrollin e së ardhmes së tij kundër “udhëheqjes që po i tërheq ata në katastrofë dhe atyre që e përdorin atë udhëheqje si kukulla”.
“Populli turk është sot, sikurse gjithmonë është me të gjitha mjetet në dispozicion, për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Azerbejxhan”, tha ai.
Presidenti turk Erdogan gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare tregon edhe një herë se ajo ka standarde të dyfishta, dhe në shembullin e një përgjigje joadekuate ndaj agresionit provokues të Armenisë.
“Treshja e Minskut, e cila është sjellë pa kujdes për gati 30 vjet, fatkeqësisht është larg nga të vepruarit në drejtim të zgjidhjes së problemit,” tha Erdogan.
Erdogan deklaroi se ka biseduar në telefon me homologun e tij nga Azerbejxhani, Ilham Aliyev dhe se u bind edhe njëherë për qëndrimin e tij./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...