Një vajzë 8 vjeçare ka humbur jetën, pasi era e fuqishme ngriti në qiell një kështjellë lodër nga ajri në një kopsht lodrash në Spanjë.
Si pasojë e këtij incidenti tetë fëmijë të tjerë pësuan lëndime, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Vajza vdiq përderisa ishte duke luajtur në Mislata, afër Valencias, kur u ngrit në ajër nga era para se të binte me kokë në tokë. Ajo vdiq 12 orë pas dërgimit në spital në Valencia.
Një vajzë tjetër, 4 vjeçe, ka pësuar lëndime serioze dhe po trajtohet në spital. Shtatë fëmijë të tjerë gjithashtu janë lënduar, ndonëse më pak se 4-vjeçarja.
Policia ka nisur hetime për të zbuluar nëse incidenti ka qenë i lidhur me ndonjë lloj neglizhence. /arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...