Ministri i ri i Spanjës ka premtuar të bëjë “çdo gjë të mundshme” për të hequr gardhet “anti-migrant” me tela, të cilat ndajnë Marokun nga territoret spanjolle të Ceutës dhe Melillës.
Enklavat e vogla në bregdetin mesdhetar të Marokut janë bërë magnete për emigrantët afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë, transmeton portali arbresh.info
Dëmtimet janë të zakonshme pasi emigrantët përpiqen të kapërcejnë gardhin me tela gjashtë metra të gjatë.
Fernando Grande-Marlaska, një gjykatës i cili u bë ministri i brendshëm spanjoll më parë këtë muaj, ka autorizuar një raport për gjetjen e “mjeteve më pak të përgjakshme të mundshme” për ruajtjen e sigurisë kufitare.
“Unë do të bëj të pamundurën që të heq gardhin me tela në Ceuta dhe Melila”, tha ai.
Kryqi i Kuq Spanjoll thotë se 25 emigrantë janë trajtuar për shkak të dëmtimeve nga telat gjatë këtij viti, ndërsa 10 kanë marrë trajtim spitalor./arbresh.info/
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...