Pronari i kompanisë, SpaceX, Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet se projekti i tij satelitor për shërbime të internetit, Starlink, është duke zënë shumë vend në Hapësirë.
“Dhjetëra miliarda” satelitë mund të vendosen në orbita afër Tokës, ka thënë ai për të përditshmen, Financial Times, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Komentet e tij vijnë pas pretendimit të Josef Aschbacher, udhëheqësit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës se Musk është duke “krijuar rregullat” për industrinë komerciale në Hapësirë.
Këtë javë Kina është ankuar se stacioni saj hapësinor është detyruar të shmangë përplasjet me satelitët e Starlink.
“Hapësira është jashtëzakonisht e madhe dhe satelitët janë shumë të vegjël”, ka thënë Musk gjatë një interviste.
Musk nuk e ka pranuar as sugjerimin se projekti i tij për shërbime të internetit në Hapësirë është duke penguar hyrjen e konkurrentëve në industrinë satelitore, duke thënë se ka vend për të gjithë.
SpaceX ka lansuar rreth 1,900 satelitë në Hapësirë, në kuadër të projektit Starlink dhe planifikon të nisë edhe mijëra tjerë në të ardhmen. / arbresh.info/
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...