Hulumtimet e zbatuara në Kinë kanë zbuluar se “ndoshta” kanë qenë të infektuar dhjetëra mijëra njerëz që nuk kanë treguar kurrfarë simptomash të sëmundjes gjatë pandemisë në Wuhan të Kinës, ku u paraqit lloji i ri i koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një studim i kryer nga shkencëtarë nga laboratori i virologjisë i Universitetit Wuhan dhe laboratori Wuhan CMLabs u botua në revistën PLOS Neglected Tropical Disease.
Shkencëtarët kryen teste gjaku për të paktën 63 mijë njerëz të shëndetshëm nga marsi deri në maj të vitit të kaluar.
Si rezultat i hulumtimit, shkencëtarët deklaruan se gjatë epidemisë në Wuhan u vlerësua se rreth 168 mijë njerëz ishin pozitivë me COVID-19 dhe se të paktën dy të tretat e tyre ishin asimptomatikë.
Koronavirusi i ri, i cili u shfaq në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, u përhap në mbarë botën dhe u kthye në një pandemi.
Numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar 88.5 milionë, ndërsa më shumë se 1.900.000 njerëz vdiqën si rezultat i infeksionit me koronavirus.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein