Nju Jork po i afrohet rrezikut të shkatërrimit financiar. Dhe për herë të parë në 40 vjet, spektri i falimentimit kthehet të qëndrojë pezull mbi “Big Apple”.
Është ky alarmi i lëshuar nga ekspertët, sipas të cilave me largimin e kompanive dhe individëve për taksa shumë të larta dhe në të njëjtën kohë kërcimin e shpenzimeve publike, situata e llogarive po përkeqësohet me shpejtësi.
Borxhi i qytetit, raporton “New York Post”, rëndon 81.100 dollarë për çdo familje dhe shton këtë rritje të mprehtë të shpenzimeve, me kryetarin e bashkisë Bill de Blasio, duke propozuar një rritje prej 3 miliardë dollarësh në ligjin e ri të buxhetit.
“Nju Jorku është tashmë në një situatë të vështirë financiare dhe një ngadalësim apo recesion i mundshëm”, mund të përkeqësojë gjërat, thotë Milton Ezrati, krye-ekonomist në “Vested”.
“Nju Jorku mund të përfundojë absolutisht në falimentim,” thekson Peter Earle, një ekonomist në Institutin Amerikan për Kërkime Ekonomike./gsh/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin