Në Egjipt para përvjetorit të revolucionit të 25 janarit janë arrestuar dhjetëra persona, shumica anëtarë të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan).
Drejtori i Institucionit për të Drejtat e Njeriut jashtë Egjiptit, Mahmoud Jabeer tha se janë arrestuar dhjetëra persona shumica e të cilëve akuzohen se janë anëtarë të Ihvanit.
Jabeer njoftoi se institucioni që drejton ai është duke bërë punime të kujdesshme në lidhje me operacionet e arrestimeve në disa qytete në 5 ditët e fundit.
Në lidhje me pretendimin në fjalë as nga Ihvani e as nga autoritetet zyrtare egjiptiane nuk është dhënë ndonjë deklaratë.
Ndërkaq, televizioni Vatan që njihet për afërsinë me Ihvanin jashtë vendit, në rrjetet sociale theksoi se autoritetet egjiptiane kanë organizuar operacione të gjera në vend dhe se tërheq vëmendjen se këto arrestime kanë ndodhur para përvjetorit të revolucionit të 25 janarit./AA/
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...
Vidhen vazot e luleve të vendosura në rrugë nga komuna në Mi...
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...