Edhe BE bën thirrje për lirimin e Alexei Navalny nga paraburgimi rus

10:59 | 18 Janar 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit Alexei Navalny nga paraburgimi rus.

Sipas BBC, përcjell Arbresh.info, Navalny 44-vjeçar, u arrestua nga policia menjëherë pasi zbarkoi në Moskë të dielën.

Ai po kthehej në Rusi pesë muaj pasi pothuajse vdiq nga një sulm me agjent nervor, për të cilin Navalny fajësoi autoritetet ruse.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre.

Pomepo bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt.

Ndërkohë, edhe përgjigjja nga Bashkimi Evropian ishte jo më pak e ashpër, derisa Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel lëshuan po të njëjtën kërkesë kundrejt këtij rasti.

Në anën tjetër edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në deklaratën e saj tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i opozitarit rus.

“Në vend që të përndjekin viktimin e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse”, thotë deklarata. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara