Shpërthimi i fundit i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka shkaktuar mbi 500 viktima, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilëson situatën si shqetësuese për shkak të përhapjes së vazhdueshme të sëmundjes.
Sipas të dhënave më të fundit, deri më 4 korrik janë regjistruar 506 viktima dhe 1,561 raste të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.
Në Ugandën fqinje janë raportuar 20 raste të konfirmuara dhe dy viktima, ndërsa autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Shpërthimi aktual u shpall zyrtarisht më 15 maj dhe është shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekziston një vaksinë apo trajtim specifik i miratuar.
OBSH ka bërë thirrje për shtimin e masave të kontrollit dhe mbështetjen e ekipeve shëndetësore në terren, ndërsa kujton se Ebola mbetet një nga sëmundjet virale më vdekjeprurëse, me mijëra viktima të regjistruara në Afrikë gjatë dekadave të fundit.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...