E zhdukur prej ditësh, 28-vjeçarja ruse gjendet e pajetë në një valixhe në Beograd

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

18:37 | 1 Gusht 2026
E H

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë, ku një grua 28-vjeçare ruse, e shpallur e zhdukur që nga fundi i muajit korrik, është gjetur e pajetë brenda një valixheje në një kanal pranë Beogradit. Për vrasjen e saj është arrestuar një shtetas turk 25-vjeçar, i cili dyshohet se po përpiqej të largohej nga vendi.

Trupi i viktimës u zbulua mbrëmjen e së enjtes nga banorë të zonës pranë një kanali në Padinska Skela, në periferi të Beogradit. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, autoritetet e identifikuan viktimën si Lyudmila Turkova, shtetasja ruse që kërkohej prej disa ditësh.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, i dyshuari kryesor është një shtetas turk 25 vjeç, i cili u arrestua në aeroportin e Beogradit ndërsa po tentonte të largohej nga Serbia. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 28-vjeçarja dyshohet se është vrarë në orët e para të 26 korrikut në një apartament me qira në lagjen Borça. Më pas, autori i dyshuar besohet se e vendosi trupin në një valixhe, e transportoi deri te Kanali Vizelj dhe e braktisi aty në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Lyudmila Turkova ishte zhdukur mbrëmjen e 25 korrikut, pasi kishte ndërprerë çdo kontakt me miqtë e saj. Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet nisën hetimet, të cilat çuan në zbulimin e trupit dhe arrestimin e të dyshuarit.

Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë serbe, e cila po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit.